Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vera, 46 të arrestuar për zjarre/ Nga qershori deri më 14 gusht, Policia identifikoi 137 autorë zjarrvëniesh

schedule09:28 - 14 Gusht, 2025

schedule 09:28 - 14 Gusht, 2025

Rritja e zjarreve këtë vit, ka sjellë dhe rritjen e autorëve te kapur, 137 në total deri tani. Nga të cilët, 46 ranë në pranga nga muaji qershor deri në këtë mes të muajit gusht, kurse 91 të tjerë janë proceduar penalisht.

Shumica e rasteve të zjarrvënieve sipas informacioneve të Policisë vijnë nga djegia e pronës private, banesave, pyjeve e kullotve.

Një apel uniformat blu e kanë për qytetarët, veçanërisht blegtorët e fermerët, të mbajnë përgjegjësi për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi dhe përdorim.

Po ashtu një thurrje edhe për banorët, të mos djegin mbetjet e prodhimeve bujqësore për për pastrim të territorit.

Për kryeministrin Edi Rama, Policia është në këmbë natë e ditë për të kapur zjarrvënësit, dhe ky vit shënon numrin më të lartë të tyre të kapur nga uniformat blu.

Ai paralajmëron edhe një herë, se shteti është në terren, por edhe me ndihmën e dronëve e teknologjisë, do të çojë gjithë zjarrvënësit para drejtësisë për të marrë ndëshkime maksimale.

Sa i përket situatës , kryeministri garanton se strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe kjo e enjte tregon një përmirësim, por rreziqet e papritura nuk mungojnë.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!