Asnjë shenjë për gjetjet e trupit të 10 vjeçarit, largohen polumbarët e RENEA-s nga Mirdita

schedule10:44 - 11 Prill, 2022

schedule 10:44 - 11 Prill, 2022

Polumbarët e forcave RENEA këtë të hënë pas 6 ditë kërkimesh kanë ndërprerë operacionin e nisur për gjetjen e trupit të pajetë të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt të martën e javës që lamë pas në ujërat e lumit Fan në Mirditë.

Gjatë këtyre ditëve kërkimet kanë vijuar përgjate lumit dhe HEC-it të Repsit, por nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë e të miturit.

LEXO EDHE: Mbytet një 10-vjeçar në lumin Fan

Ndërkohë tashmë në terren për gjetjen e trupit të vogëlushit janë vetëm policia lokale, FNSH, zjarrfikësit dhe banorë të zonës të cilët po monitorojnë brigjet e lumit./abcnews.al