Asnjë rezultat nga takimi i fundit mes Dimitrov dhe Kotzias

schedule13:26 - 26 Maj, 2018

schedule 13:26 - 26 Maj, 2018

Edhe raundi më i fundit i negociatave mes Greqisë dhe Maqedonisë në Nju Jork nuk prodhoi asnjë rezultat, ndërsa dy ministrat e jashtëm Kotzias dhe Dimitrov nuk kanë dhënë asnjë detaj nëse Maqedonia e Ilindenit është ende një nga propozimet përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi dy ditor në Nju Jork mes ministrave të jashtë të Maqedonisë dhe Greqisaë. Kreu i diplomacisë greke Kotzias dhe ai maqedonas Dimitrov nuk kanë dhënë asnjë detaj nëse propozimi Maqedonia e Ilindenit është ende një opsion në tryezën e bisedimeve, apo nëse janë rikthyer në skenë pesë propozimet fillestare. E vetmja gjë e sigurtë është se të dyja palët janë të vendosura për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në mbrojtne të interesave të tyre kombëtare.

Të dy ministrat do të takohen në Bruksel për raundin e ardhshëm të bisedimeve.

Nga ana e tij kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras u shpreh se Athina në bisedimet për emrin synon të marrë diçka që të tjerët e kanë dorëzuar para më shumë se 70 vjetësh. Tsipras shtoi se do të ishte fitore e madhe vendosja e një përcaktuesi para termit “Maqedoni”. Duke iu referuar negociatave që janë në zhvillim e sipër, kreu i ekzekutivit grek tha se ato janë të ndjeshme, kritike, por janë bërë hapa domethënës përpara. Por lideri i Grekët e pavarur, pjesë e koalicionit qeverisës në Greqi ka theksuar dhe njëherë më shumë se nuk do të pranojnë asnjë emër që do të përmbajë në të termin Maqedoni /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!