Më në fund qetësi për Gennaro Gattuson. Koronavirusi ka krijuar një situatë aspak të mirë në këtë periudhë, teksa u humb në tavolinë edhe ndeshja që nuk u luajt ndaj Juventusit.
Autoritetet shëndetësore të qytetit jugor nuk lejuan udhëtimin e ekipit drejt Torinos dhe Gjykata Sportive dënoi Napolin edhe me një pikë minus në renditje.
Tutti negativi al Covid-19 i tamponi effettuati stamattina ai componenti del gruppo squadra.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 16, 2020
Mëngjesin e sotëm u kryen tamponët e radhës dhe përgjigjet kanë dalë të gjitha negative. Njësoj edhe dy ditë më parë, asnjë rast pozitiv te Napoli dhe trajneri Gattuso mund të përgatisë qetësisht sfidën e nesërme ndaj Atalantës. /abcnews.al