Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se kontrollet për sigurinë ushqimore, janë të domosdoshme për rrugën drejt BE.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Sejdarasi u shpreh se kontrollet do të fokusohet te tregtarët, teksa kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo produkt bulmeti pa faturë, do të konfiskohet.
“Është shumë e rëndësishme. Kontrolli i tregut, apo edhe ndërtimet e paligjshme, nuk duhet të vijnë vetëm atëherë kur flet kryeministri. Duhet të jenë punë e përditshme e autoriteteve që janë në terren. Kjo është vlerë që do na vendosë para standardit të BE. DPT nuk kontrollon me ligj shitësit ambulantë, kontrollon ndërmarrjet. Kjo është çështje që duhet disiplinuar. Por është policia bashkiake që kontrollon, nuk duhet të lejojë një treg paralel. Bëhet fjalë për të siguruar cilësinë e produktit dhe origjinën e tij. Duhet kuptuar mirë që mos të krijojmë një lloj konfuzioni në treg. Ne jemi shumë larg standardeve të BE. AKU do kontrollojë në treg, do ketë standard të ri. Për të qenë në linjë me BE, ne jemi të detyruar ta vëmë kontrollin në standardin e BE.”, theksoi ai./abcnews.al

