“Asnjë pritshmëri nga Kurti në Samitin e Berlinit”, Canaj: Shtetet e forta kanë strategji afatmesme, Kosova jo “superfuqi”

schedule17:48 - 14 Tetor, 2024

schedule 17:48 - 14 Tetor, 2024

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi në Samitin e Procesit të Berlinit se duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pjesëmarrës në këtë Samit ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili për diplomatin Blerim Canaj pati një sjellje tipike dhe asnjë pritshmëri.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, Canaj tha se sjellja e Kurtit është ajo e përhershmja ‘tërhiq e mos e këput’.

“Të them të drejtën, nuk është pata ndonjë zhgënjim se Kurti tashmë është bërë imun me këto çështje që Kurti të bëjë diçka, pastaj të tërhiqet, pa ndonjë rezultat, pastaj të provokojë qytetarin brenda Kosovës, të prekë ndjenjat e qytetarit dhe pastaj prapë të tërhiqet. Do të thotë që janë bërë të zakonshme këto çështje dhe sidomos tani kur dhe pas një muaji është fushata zgjedhore. Madje, këtë udhëtim e ka shfrytëzuar dhe për fushatë, duke pasur parasysh disa takime që ka pasur qeveria jonë atje me bashkatdhetarë. Pikërisht diaspora kanë qenë një numër i madh që e kanë përkrahur Kurtin, por zhgënjim dhe pritshmëri nuk kisha”, u shpreh ai.

Sipas diplomatit, shtetet e forta kanë strategji afatmesme dhe Kosova nuk është ndonjë “superfuqi”, prandaj ka rëndësi rreshtimi i drejtë.

Shtetet e forta kanë strategji afatmesme dhe afatgjata dhe ne kemi pasur disa premtime. Unë për shembull, e di që ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qene personi me miqësitë më të forta të homologëve dhe më gjerë në Europë dhe jo vetëm. Edhe për këtë arsye e kemi ditur për shumë çështje se çfarë na pret dhe na ka ndihmuar që të parapërgatitemi për një situatë të caktuar. Tani si duket ajo e ndjenja e personave që janë futur në politikë, pa ndonjë përvojë, pa ndonjë ide sidomos si funksion politika e jashtme, na ka sjellë këtu. Ne të gjithë e kemi ditur që nuk jemi ndonjë superfuqi, por ajo që është e rëndësishme për shtetet e vogla është rreshtimi i drejtë”, theksoi Canaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!