Asnjë pikë dhe 0 gola të shënuar në 4 ndeshje, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

schedule13:36 - 19 Shtator, 2023

schedule 13:36 - 19 Shtator, 2023

Ky fillimi sezoni po shkon si mos më keq për skuadrën e Empoli, të cilët pas 4 sfidave të para të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, renditen në vendin e fundit të tabelës me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar.

Për këtë arsye bordi i skuadrës, në të cilën aktivizohen tre shqiptarët, Etrit Berisha, Ardian Ismajli e Stiven Shpendi ka vendosur të shkarkojë tekniku Paolo Zanetti, për të rikthyer një ish-trajner të skuadrës.

Bëhet fjalë për teknikun italian, Aurelio Andreazzoli, i cili ka drejtuar skuadrën 2 herë më parë në karrierën e tij, për herë të fundit në sezonin 2021-2022. Tekniku pritet të marrë menjëherë në dorëzim skuadrën, teksa këtë fundjavë do të presin në “shtëpi” “zikaltërit” e Inter. /i.m /abcnews.al