Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” e ngjashme me atë të kryeministrit Edi Rama të publikuar ditën e mërkurë.
Lexo edhe: Rama “bisedë” me veten: Do ikësh? Jo s’kam mbaruar punë akoma!
Spiropali në foton e publikuar shfaq pasqyrimin e vetes së saj në një dritare, veshur me një këmishë ngjyrë blu, dhe me maskë.
Elisa shfaqet ndryshe nga kostumi i politikës me të cilën jemi mësuar ta shohim, pasi me këtë foto vjen më artistike , ndërsa e ka shoqëruar me një shprehje të autorit të njohur spanjoll Jorge Luiz Borges që thotë: “I pashë të gjitha pasqyrat e botës dhe asnjëra prej tyre nuk më pasqyron mua.”

/abcnews.al/

