Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se asnjë punonjës i policisë së shteti nuk ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin SKY dhe asnjë nuk ka dhënë dorëheqjen.
“Asnjë nga punonjësit e policisë së shtetit nuk ka deklaruar se ka përdorur Sky. Nuk kemi asnjë lloj dorëheqje, nëse do të kishim do jua kishim bërë me dije”.
Sa i përket, risisë së ministrit Balla për të konkurimin sërish si drejtor në policisë e shtetit, ai tha:
“Ligji i policisë së shtetit është një risi për të gjithë organizatën. Është e drejta e tyre qe të konkurojnë në postin e drejtuesit. Kam qene unë që e kam propozuar këtë. Nuk kam asnjë lloj keqardhje që jam pjesë e konkurimit me kolegët e mi”./abcnews.al