“Asnjë ndeshje në veri”, Milani dhe Interi refuzojnë idenë e fundit

schedule12:40 - 16 Prill, 2020

schedule 12:40 - 16 Prill, 2020

Futbolli në Itali ende nuk ka rifilluar. Ekspertët parashikojnë se në fillim të majit mund të rinisë gjithçka, por ka shumë dyshime. Nuk dihet ende nëse tifozët do lejohen, si dhe si do të jetë kalendari i ndeshjeve.

Sipas mediave italiane, një nga idetë është që në veri të mos zhvillohet asnjë ndeshje. Milano dhe Bergamo janë dy rajonet më të prekura të vendit fqinj dhe prandaj është propozuar kjo ide, si një masë parandalimi.

E menjëhershme ka qenë refuzimi nga ana e Milan dhe Inter. Klubet milaneze nuk e pranojnë diçka të tillë, duke arsyetuar se duke mos lujatur në “San Siro” jemi të mbrojtur. Gjithsesi vendimi do të merret në javët në vazhdim, duke parë dhe ecurinë e kurbës së Coronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!