Thomas Strakosha ka meritën e tij në ecurinë fantastike të Lazios. Gardiani shqiptar po konfirmohet një ndër portierët më të mirë të Serie A mes shtyllave të skuadrës bardhekaltër.
Kontrata e 24-vjeçarit me Lazion përfundon në verën e vitit 2022 dhe Igli Tare ka gati rinovimin për patriotin e tij. Mediat italiane raportojnë se Strakoshën e pret një dyfishim rroge, nga 1 milion euro në sezon në 2 milion të tilla.
Strakosha i ka luajtur të 23 ndeshjet e kampionatit këtë sezon, duke qenë një ndër lojtarët me më shumë minuta në formacionin e Simone Inzaghit. Nesër luhet sfida për titull ndaj Interit dhe Strakosha me shokë do të tentojnë fitoren në një “Olimpico” të mbushur plot. /abcnews.al