Asnjë emër për presidentin, Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër për të caktuar raundin e tretë

schedule18:44 - 23 Maj, 2022

schedule 18:44 - 23 Maj, 2022

Ndërkohë që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri ka dështuar, ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Gazetarja Erneta Shevroja bën të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 14:30 për të përcaktuar datën e raundin të tretë.

Raundi i dytë pritet të ezaurohet në seancën e sotme në Kuvend, pasi palët nuk ranë dakord për të paraqitur një emër për të votuar.

Marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës dështoi javën që lamë pas. Sipas marrëveshjes, iu la e drejta opozitës që në raundin e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president. Po, kjo zgjati vetëm disa orë, pasi Enkelejd Alibeaj u tërhoq.

Sipas negociatorëve të PD, maxhoranca duhet të zgjidhte një nga kandidatët që do të propozonte PD, ndërkohë që Tulant Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante vetëm firmat e opozitës.

Sakaq, Balla ka deklaruar se edhe në raundin e tretë, ata do t’ja lënë në dorë opozitës të propozojë emra, pasi sipas tij ata do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur. Nëse demokratët nuk sjellin sërish një emër, socialistët do të sjellin të tyrin për ta votuar në raundin e katërt. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!