Southampton bëhet klubi i parë në Premier League, që nuk ka pranuar sugjerimin e qeverisë për të pushuar përkohësisht punonjës, që më pas do të paguheshin nga buxheti i shtetit. “Shenjtorët” sot kanë dalë me një komunikatë dhe sqarojnë gjithçka.
Bëhet me dije se është arritur një marrëveshje me stafin dhe futbollistët, që pagat e muajve prill, maj qershor të shtyhen, për t’i dhënë klubet frymëmarrje në këtë moment krize. Gjithashtu Southampton ka bërë një tjetër njoftim me rëndësi.
#SaintsFC can detail measures it is taking as part of the club’s ongoing response to the coronavirus pandemic: https://t.co/1pMnaqFQMS
— Southampton FC (@SouthamptonFC) April 9, 2020
“Klubi konfirmon se nuk do të ndjekë skemën e qeverisë për muaj prill, maj dhe qershor. Pronarët tanë, Z. Gao dhe Katharina Liebherr, sigurojnë stafin se nuk do t’u mbahet asnjë pjesë nga paga, por do ta marrin të plotë, si zakonisht, deri më 30 qershor.
Çdo vendim që do të merret për pas kësaj date, do të njoftohet, por vetëm kur ketë më shumë informacione”, shkruhet mes të tjerash në komunikatën e klubit anglez. /abcnews.al