Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja jonë arriti fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit evropian, Euro 2024, ku në arenën “Air Albania”, “legjionarët” mundën Moldavinë me rezultatin e pastër 2 me 0, pas golave të Jasir Asanit e Nedim Bajramit.
Pas ndeshjes, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë dhe mesfushori “zikaltër”, Kristjan Asllani, i cili foli për fitoren e parë të kualifikueseve, por mohoi “thashethemet” e një huazimi të mundshëm në një ekip tjetër, sezonin e ardhshëm.
“Jo, sepse jam rritur shumë duke mësuar nga Brozovic dhe Calhanoglu dhe nuk ka mundësi të largohem nga Interi”,- është shprehur Asllani, pas fitores së shokëve të tij të skuadrës ndaj Moldavisë. /i.m /abcnews.al