Asllani “magjik”, mesfushori kuqezi në formacionin e javës të Serie A

schedule17:20 - 5 Mars, 2024

schedule 17:20 - 5 Mars, 2024

Interi fitoi 2-1 me Genoan për raundin e 27-të në Serie A dhe dueli i mbrëmjes së 4 marsit 2024 nuk do harrohet nga Kristjan Asllani. Sulmuesi i zikaltërve dhe Kombëtares gjeti golin e parë me fanellën zikaltër, teksa ishte ndër më të mirët në fushë, me 40 pasime në total, të gjitha të sakta.

‘Regjisori’ u lavdërua publikisht edhe nga Inzaghi, teksa forma e mirë e Asllanit ka bërë që djaloshi nga Elbasani të përfshihet në formacionin më të mirë për javën e 27-të në Serie A.

Goli i minutës së 30-të kundër Genoas dhe loja fantastike e kanë vendosur Asllanin në mesin e fushës mes më të mirëve. Krah tij janë edhe emra si Pellegrini, Dybala, Lukaku apo Sanchez i Inter./ h.ll/abcnews.al