Asllani ëndërron derbin/ Lojtari kuqezi rikthehet në stërvitje me Inter, ka shans për të qenë titullar ndaj Juves

schedule13:40 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:40 - 26 Tetor, 2024

Nuk ka asgjë të sigurt, por shpresa mbetet.

Kristian Asllani mund të jetë titullar në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit italian, atë mes Interit dhe Juventusit.

Është një derbi I Italisë, ashtu si Milan-Inter, dhe mesfushori kuqezi parashikohet nga mediat në Apenine si tepër I mundshëm për të qenë në terren që nga minuta e parë.

Së pari, sepse trajneri Simone Inzagi nuk do të ketë lojtarin titullar fiks për atë rol, në qendër të mesfushës.

Hakan Çalhanoglu është I dëmtuar, ndonëse Asllani nuk mund të thuhet se është në qind për qind të formës.

Në ndeshjen në Champions në fushën e Jang Bojsit, Inzagi aktivizoi në mesfushë Fratezin në qendër, dhe në krah të tij yjet e tjerë, Mkitarian dhe Barela.

Të shohim se çfarë do të bëjë këtë herë.

E vërteta është që futbollisti shqiptar është aktivizuar sërish pak këtë sezon.

Në total, ka 142 minuta në 8 ndeshje në Serinë A, ndonëse herën e fundit ishte I dëmtuar, dhe dy herë radhazi u la në stol.

Kjo, pas provës që u cilësua jo në nivelin e duhur ndaj Monzës, si dhe pas 27 minutave në derbin e humbur kundër Milanit.

Në Champions e ka parë fushën vetëm 20 minuta përballë Crvena Zvezdës, ishte në stol ndaj Sitit dhe I dëmtuar kundër Jang Bojsit.

Edicionin e kaluar, Asllani shënoi një gol dhe shërbeu dy asiste në Serinë A, duke qenë në po këtë nivel minutazhi si këtë herë.

Kënaqësia e vërtetë për të ka qenë kombëtarja shqiptare, sepse është aktivizuar në të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve deri tani, duke shënuar edhe golin e fitores në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!