Asllani: Bukur të vish në kombëtare, konkurrencë shumë e madhe

schedule08:37 - 25 Mars, 2021

schedule 08:37 - 25 Mars, 2021

Kristjan Asllani, mesfushori me tipare sulmuesi i Empolit, është grumbulluar nga Shqipëria U21 dhe i riu është i lumtur që ka marrë një ftesë nga trajneri Alban Bushi. “Është diçka shumë e bukur të vish në Kombëtare, jam shumë i lumtur.

Kam qenë herën e parë me Kombëtaren U-21 ndaj Andorrës dhe Austrinë. Tani kemi dy miqësore, shpresojmë të bëjmë mirë”, është shprehur fillimisht Asllani, i cili më pas vlerëson grupin te kuqezinjtë e vegjël.

“Grupi është shumë i mirë. Këtë radhë janë shumë djem nga Shqipëria dhe shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje. Konkurrenca? Po, është shumë e madhe. Në mesfushë jemi shumë, edhe atje, edhe këtu.

Të shohim. Kombëtarja ishte shumë e mirë, ishin lojtarë si Kallaku dhe Vrioni. Shpresoj që tani kjo Kombëtare të ketë atë nivel”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!