E njohim për goditjet e tij të shkëlqyera. Ylber Ramadani është bërë një hero tek Leçe dhe në Serinë A, për golat e tij vendimtarë, që kanë siguruar jo vetëm fitore, por edhe që vjet garantuan qendrimin në elitë.
Gjithsesi, mesfushori i kombëtares shqiptare vlerësohet edhe për ritmin dhe kontributin në lojë, gjë që është edhe detyra e tij kryesore.
Ai ka arritur mesataren e vrapimit prej 10.5 kilometrash për ndeshjen, ndërsa kundër Udinezes përshkoi 11 kilometra.
Këtë e thekson një media puljeze, që i referohet të përditshmes autoritare, “Il Korriere delo Sport”, dhe sipas së cilës Ramadani është numri 1 tek Leçe në këtë element të futbollit.
Klubi italian theksoi edhe vjet me krenari se shqiptari shkëlqeu si “maratonomak” edhe në Kampionatin Europian në Gjermani duke vrapuar 12.51 km mesatarisht për çdo ndeshje, e duke hyrë në 10-en më të mirë të turneut.
Bashkë me Medon Berishën, Ramadani është kthyer në titullar të skuadrën e tij, dhe që të dy janë ndër më të vlerësuarit.
Për momentin, Leçe është në pozita të vështira në klasifikimin e Serisë A, ashtu siç ishte edhe sezonin e kaluar, kur një gol nga distanca i 29-vjeçarit siguroi praktikisht mbijetesën.

