Ardian Ismajli merr sërish vlerësim në kampionatin kroat. Mbrojtësi i Hajduk Split është përfshirë në formacionin e javës së 11-të, që përpilohet nga Telesport.hr prej të dhënave të grumbulluara nga Instat Sports.
Ismajli është rekordmeni, pasi është përfshirë për të pestën herë mes yjeve të javës. Asnjë lojtar nuk është përfshirë më shumë se tre herë në formacionin më të mirë deri më tani.
Si zakonisht Ismajli spikat me pasimet e sakta, 63 nga 70. Mbrojtësi ia ka dalë të fitojë 10 duele nga 12, ndërkohë ka ndalur 10 pasime të lojtarëve kundërshtar. Njërin e ka bërë në gjysmëfushën e rivalëve. Futbollisti i Hajduk Split ka qenë efikas edhe në nxjerrjen e ekipit të tij përpara, duke nisur tre aksione sulmuese në katër tentativa të provuara. /abcnews.al