“Askush nuk mundet ta ndalë Netanyahun”, Borrell: Po shkojmë drejt një lufte të gjatë

schedule08:49 - 28 Shtator, 2024

schedule 08:49 - 28 Shtator, 2024

Sulmet e Izraelit mbi Bejrut nuk kanë të ndalur, ndërkohë që Izraeli pretendon se shënjestër janë anëtarët e Hezbollahut, që veprojnë në zonë.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së Josep Borrell duke folur për gazetarët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se kryeministri Netanyahu e kishte bërë të qartë se Izraeli nuk do të “ndalet derisa Hezbollahu të shkatërrohet”.

“Nëse interpretimi i të qenit i shkatërruar është i njëjtë si me Hamasin, atëherë ne do të shkojmë për një luftë të gjatë. Ajo që ne bëjmë është të ushtrojmë të gjithë presionin diplomatik për një armëpushim, por askush nuk duket se është në gjendje ta ndalojë Netanyahun, as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, tha Borrell.

Borrell tha se ai mbështeti një propozim armëpushimi të udhëhequr nga SHBA dhe Franca për një armëpushim 21-ditor në Liban, të cilin Izraeli e ka injoruar deri më tani ndërsa kryen një fushatë bombardimesh vdekjeprurëse që ka vrarë më shumë se 700 njerëz që nga e hëna.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!