“Askush nuk është më afër zemrës se ti”, Adriana Matoshi dedikim të veçantë partnerit për “Shën Valentin”

schedule16:24 - 14 Shkurt, 2022

schedule 16:24 - 14 Shkurt, 2022

Prej kohësh, aktorja e njohur dhe deputetja, Adriana Matoshi po shijon romancën me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld. Dyshja vazhdimisht bëjnë dedikime romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk kishte se si të mungonte edhe sot për “Shën Valentin”.

Ka qenë Adriana, ajo që ka postuar një foto në Instastory, ku ka bërë edhe një urim të veçantë për partnerin e saj.

“Ti je me milje larg, por askush në është më afër zemrës time se ti. Je Shën Valentini im”, ka shkruar aktorja sipër një foto, ku shfaqen të dy së bashku.

Deputetja është në gjendje të mirë shëndetësore pasi para një muaji iu nënshtrua një operimi në tru, pas rikthimit të tumori në kokë pas nëntë vitesh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!