Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar. Ata janë bashkë prej shumë vitesh, ndërsa shtator të 2017-ës e kurorëzuan dhe me martesë.
Së fundmi, Geti gjatë një interviste për emisionin ‘NIN’, rrëfeu momentin më të sikletshëm gjatë dasmës me Marinën. Dyshja kishin bërë një gabim gjatë prerjes së tortës, por e kishin kaluar pa e kuptuar askush.
“Momenti i tortës, janë do momente që bëhen për formalitet. Torta ishte shumë e madhe, mirëpo baza e saj ishte stiropor. Ata që e kishin përgatitur tortën thanë se duhet ta prisnim nga poshtë, por ishte dashur nga lart. Kështu unë ia dhashë Marinës dhe ajo më shikoi pastaj e preu një copë të madhe duke ma dhuruar dhe si jemi larguar pak e kemi hedh në zall stiroporin”, tregoi ai./abcnews.al