“Askush nuk e di se çdo të ndodhë më pas”: CNN flet me rusët që po largohen pas shpalljes së mobilizimit ushtarak

schedule15:44 - 29 Shtator, 2022

schedule 15:44 - 29 Shtator, 2022

Me një çantë në secilën dorë dhe një tjetër në shpinë, Denisi shihet duke ngjitur një kodër në këmbë, pasi ka kaluar kufirin nga Rusia në Gjeorgji, sipas CNN.

“Thjesht jam i lodhur. Kjo është e vetmja gjë që mund të them”, thotë 27-vjeçari teksa mezi merr frymë.

Denisi sapo ka kaluar gjashtë ditë në rrugë, shumica prej tyre vetëm duke pritur në radhë për të kaluar kufirin. Ai është një nga qindra mijëra rusët që po  largohen nga vendi.

Megjithëse gratë dhe fëmijët janë në mesin e atyre që po largohen, shumica janë burra, të cilët kanë frikë nga mundësia që ata mund të luftojnë në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, të paktën 10,000 kanë kaluar çdo ditë përmes pikës kufitare Lars.

Denis, i cili nuk donte të zbulonte mbiemrin e tij, tha se zgjodhi të largohej për shkak të pasigurisë pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin  javën  e kaluar për një “mobilizim të pjesshëm” të qytetarëve, pavarësisht deklaratës së tij të mëparshme se në luftë do të shkonin vetëm ushtarët, raporton abcnews.al.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ushtria do të rekrutojë rreth 300,000 burra me përvojë të mëparshme ushtarake, për të shkuar dhe për të luftuar në Ukrainë.

Megjithëse drafti aktual nuk mund të zbatohet për tët Denis ka frikë se kjo mund të ndryshojë.

“Se di për sa kohë do të zgjasë kjo, mund të ndodhë edhe pas 3 vitesh” tha ai.  “Është e pasigurt dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai për CNN.

Të njejtën gjë mendojnë edhe personat e tjerë që po kalojnë kufirin për në Gjeorgji. Ata janë mësues, mjekë, taksistë, avokatë, dhe rusë të zakonshëm që nuk duan të luftojnë. Dhe megjithëse ata thonë se nuk janë dakord me qeverinë, ata besojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për ta detyruar Putinin të ndryshojë kurs.

Ata kanë zgjedhur në vend të kësaj të largohen nga atdheu i tyre, pavarësisht udhëtimit të rrezikshëm. Denis tha se ka kaluar ditë në makinën e tij pa akses të mjaftueshëm në ushqim dhe tualet.

“Kur je aty duke pritur, nuk ka tualet. Nuk mund të marrësh shumë ushqime sepse të gjitha janë shitur menjëherë edhe askush nuk ka pasur mundësinë për të marrë shumë ushqime me vete,” tha ai.

Një burrë tjetër me të cilin foli CNN eci për 20 kilometra për të arritur në Gjeorgji.

“Nuk vlen për mua sot, por mund të zbatohet nesër,” tha ai, duke folur për CNN në kushte anonamiteti.

/abcnews.al