Asistoi në fitoren e Granadas, “AS” elozhe Uzunit

schedule11:40 - 11 Maj, 2022

schedule 11:40 - 11 Maj, 2022

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët protagonistë në ndeshjen e mbrëmshme që Granada zhvilloi me Atletic Bilbaon, teksa skuadra e tij fitoi me shifrat 1-0, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare dhuroi asist.

Një paraqitje për të cilën e përditshmja sportive “AS” ka dhënë vlerësime shumë pozitive. Në pah janë sidomos shpirti luftarak i futbollistit dhe fakti që është i pandalshëm në fushën e lojës, duke luftuar në çdo cep të fushës.

“Shkëndija e Shqipërisë e nisi ndeshjen në heshtje. Por u tregua shumë i shkathët duke pasuar për Koladon te aksioni i golit. Te i njëjti aksion i bënë faull brenda zonës. Ai iu afrua golit të 2-0 në minutën e 44 me një gjuajtje të shkëlqyer. Agresiv dhe duke luajtur në thellësi, edhe pse u vunë përpara në disa momente. Zemër latine me gjak të nxehtë”, shkruante e përditshmja sportive spanjolle për sulmuesin shqiptar. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!