Real Madrid është lodhur me Gareth Bale. Klubi spanjoll bëri githçka për ta shitur verën e kaluar, por 29-vjeçari nuk hoqi dorë nga ideja për të qëndruar në Spanjë. Dëmtimet e shumta, problemet me Zidane, deklaratat befasuese dhe rendimeti plot oshilacione kanë shoqëruar lojtarin ofensiv në dy vitet e fundit.
Bale nuk ia doli në asnjë moment të bëhej lideri i “Los Blancos” pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. Kualiteti i lojtarit nuk vihet në dyshim, teksa kontrata faraonike me klubin spanjoll përfundon në vitin 2020.
Marca raporton se Reali ka marrë një vendim dhe është gati të mos përfitojë asnjë cent nga largimi I uellsianit. Drejtuesit duan të ndahen nga lojtari në fund të këtij sezoni, duke e lënë të largohet me parametra zero. /abcnews.al