Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asist dhe gol, Banega afron Sevillan me kreun

schedule14:57 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 14:57 - 21 Dhjetor, 2019

Sevilla vinte në ndeshjen kundër Mallorcas pas dy barazimeve në kampionat dhe ia doli të rikthehej te fitorja. Ekipi andaluzian rikthehet të fitojë në transfertë pas rreth një muaji dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës dhe Real Madrid.

Miqtë shënuan nga një gol për pjesë dhe tani numërojnë 34 pikë, dy më pak se kryesuesit. Diego Carlos zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të. Mbrojtësi brazilian shënoi me kokë pas një krosimi të Banegas nga goditja e këndit, përfitoi nga dalja e gabuar e portierit vendas dhe kaloi Sevillan në avantazh.

Lojtarët e Sevillas duke festuar një prej golave

Goli i dytë u shënua me penallti në pjesën e dytë. Ever Banega nuk gaboi dhe vulosi fitoren e ekipit të tij. Humbja e dytë rresht në shtëpi për ishullorët, të cilët renditen në vend të 17-të me 15 pikë, një sipër zonës së ftohtë. /abcnews.al

Mallorca-Sevilla 0-2
(Diego Carlos 20′, Banega (pen) 63′)

Renditja e kampionatit spanjoll

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!