Asion Daja: Imami ka shtuar forcën në prapavijë, sot ka gola dhe spektakël

schedule16:28 - 21 Janar, 2020

schedule 16:28 - 21 Janar, 2020

Asion Daja, mesfushori i Skënderbeut, nuk do të luajë në sfidën e sotme përballë Partizanit, për shkak se është i dënuar me kartonë. Mesfushori foli për Supersport para kësaj sfide, ku tregoi dëshirën e tij për të qenë në fushë dhe i thuri elozhe afrimit në merkato të korçarëve, Eni Imamit.

“Po, këtë ndeshje doja të isha në fushë, të luaja, pasi gjithë këto vite ndeshjet mes Partizani dhe Skënderbeut kanë dhuruar spektakël. Edhe sot besoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, do të ketë gola dhe shumë cilësi në fushë.

Do të thosha që pavarësisht se faza nuk është zhvendosur jashtë Shqipërisë, kushtet kanë qenë njësoj, pasi në Tropikal i zhvillon stërvitjet edhe kombëtarja. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk kemi pasur dëmtime për fat të mirë. Edhe ardhja e Imamit, që luan titullar sot, do t’i japë më shumë forcë prapavijës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!