Ashtu si në “14 Maj”/ KAS rrëzon padinë e Berishës, në zgjedhjet e Kukësit regjistrohet PD-ja e Bashës

schedule13:49 - 7 Shtator, 2023

schedule 13:49 - 7 Shtator, 2023

Në mbledhjet e ditës së sotme KAS ka vendosur të rrëzojë padinë e grupimit politik të Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhje për bashkinë e Kukësit.

KAS ka vendosur që në zgjedhje të regjistrohet PD zyrtare me kryetar Lulzim Bashën, duke e mos e njohur kështu grupimin e Berishës, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e 14 Majit.

Së fundmi në KQZ u bë kërkesë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në mënyrë që kandidati i Berishës, Emri Vata, të regjistrohej nën siglën e koalicionit.

Vendimi: 

2.Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 94 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 745, datë 04.09.2023; dhe Ndryshimin e vendimit duke vendosur, regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, të datës 24 Shtator 2023”.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!