Asgjësohen 250 rrënjë kanabis në fshatin Belinë, në pranga babë e bir në Patos

schedule10:12 - 28 Korrik, 2023

schedule 10:12 - 28 Korrik, 2023

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Patosit pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Belinë 2023” është bërë i mundur gjetja dhe asgjësimi i 250 bimëve narkotike cannabis sativa në banesën e dy të arrestuarve.

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 42 vjeçari dhe djali i tij 22 vjeç, banues  në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!