Asgjësimi i municioneve, SHBA: Po e bëjmë Shqipërinë një vend më të sigurt për të jetuar

schedule17:24 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:24 - 15 Shtator, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim së bashku me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektuan ecurinë e zbatimit të projektit për asgjësimin e municioneve në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan se partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërinë një vend më të sigurt për të jetuar.

Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, drejtuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak. Nën programin e Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM), Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët shqiptarë për të minimizuar rreziqet dhe ndikimet e mbetjeve eksplozive të luftës.

Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërine një vend më të sigurt për të jetuar. Krah për krah” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që ministrja Olta Xhaçka shkruan se ky projekt synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe  të devijimit të paligjshëm. “Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes. Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe  të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese. Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurt”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!