Asgjë serioze për Brojën, Hasenhuttl i lumtur për paraqitjen e sulmuesit shqiptar

schedule15:42 - 24 Tetor, 2021

schedule 15:42 - 24 Tetor, 2021

Armando Broja luajti ndeshjen e dytë si titullar me Southampton ditën e djeshme, ku ka arritur të shënojë nga një gol për secilën ndeshje.

Një paraqitje e mirë nga ana e sulmuesit shqiptarë i cili po shkëlqen në Premier League.

Në minutën e 72, 20-vjeçari shqiptar u zëvendësua për shkak të një dëmtimi që mori gjatë ndeshjes së Southampton lunte kundër Burnley.

Siç njoftohet nuk është një dëmtim serioz, dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Ralph Hasenhuttl.

“Për fat të mirë nuk duket një dëmtim i rëndë. Do ti duhen disa ditë që të rikuperohet. Nuk i lejohet që të luajë kundër Chelseat të martën, prandaj jemi në rregull. Ai ka shpejtësi në dyluftimin një kundër një, ka teknikë dhe gjuan kur duhet. Ai është një shqetësim për kundërshtarët dhe kjo e ndihmon shumë skuadrën tonë. Ka luajtur 2 herë titullar dhe ka shënuar në të dyja rastet. Na ka dhënë ca cilësi që nuk i kishim deri tani dhe jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, përfundoi Hasenhuttl.