Gerard Pique me siguri ka qarë kur i ka shkruar këto rreshta për Leo Messin. Katalanasi, përmes rrjeteve sociale, thekson se qyteti i Barcelonës është ndryshe pa Leon, ndërkohë që në fund nuk mungon edhe një “Të dua” për më të madhin në historinë e futbollit, sikurse Pique e quan Messin.
“Asgjë nuk do të jetë më e njëjtë si më parë. As Camp Nou, aq qyteti i Barcelonës, as ne vetë. Pas më shumë se 20 vitesh në klub, ju nuk do të vishni më fanellën e Barcelonës. Realiteti ndonjëherë është shumë i ashpër.
Ne u takuam në vitin 2000, ishim 13-vjeçarë dhe kishim një karrierë përpara nesh. Çfarë karriere! Oh nëne që na linde! Nëse do ta kishim projektuar atëherë, ishte e pamundur ta bënim më mirë. Një çmenduri!
Në sezonin tim të parë, pasi u ktheva te Barcelona, ne fituam tripletën dhe ju u bëtë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nga Rosario në prekjen e qiellit të Romës. Aty filloi legjenda. Ajo që erdhi më pas është historia. Dhe sa kohë të mira kemi pasur!
Tani ju po largoheni, por e di që një ditë do të ktheheni. Ka gjëra në pritje që duhen bërë. Argëtohuni, kënaquni kudo që të shkoni dhe vazhdoni të fitoni siç dini vetëm ju. Këtu do të na mungosh. Të dua Leo”, shkruan Pique. /abcnews.al
View this post on Instagram