Ditën e sotme janë numëruar votat në Bashkinë e Belshit me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shkak të pretendimeve për parregullsi.
Në përfundim të numërimit, kandidati i Partisë Socialiste Arif Tafani është rikonfirmuar fitues me 4564 vota, kundrejt 4515 votave të marra nga kandidati i BF, Bedri Qypi.
Po ashtu, KAS ka rrëzuar kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për të mos përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultatit në Rrogozhinë, kutinë e burgut të Kosovës.r.t/abcnews.al