Thiago Silva po zhvillonte sezonin e fundit me PSG, kontrata i përfundoi në 30 qershor, por mbrojtësi brazilian vendosi të qëndronte në skuadër edhe për ndeshjet e Champions League.
Shumë është folur për të ardhmen e tij, teksa Thomas Tuchel jep shpresa rinovimi për 35-vjeçarin në konferencën për shtyp. “Thiago Silva është lojtar i PSG-së dhe kapiteni ynë.
Është e sigurt që do të merremi me këtë çështje pasi të përfundojë Champions League. Tani nuk kemi kohë, e kemi mendjen tjetërkund.
Duket sikur Thiago do të largohet, por asgjë nuk është e sigurt në futboll. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë“, deklaron trajneri gjerman i kampionëve të Francës. /abcnews.al