Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani, “shahu i Iranit”/ Tifozët e ekipit të tij, Esteglal, e adhurojnë yllin nga Shqipëria

schedule14:39 - 8 Tetor, 2025

schedule 14:39 - 8 Tetor, 2025

Në kombëtare ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Jasir Asani mbetet një nga besnikët e trajnerit Silvinjo, edhe pse ka pasur ndeshje kur nuk ka luajtur, ndërsa për fat nga Irani vjen në kombëtare në formën e duhur.

Edhe pse ekipi i tij, Esteglal, nuk po zhvillon aspak një sezon të mirë, sërish futbollisti kuqezi veçohet nga të tjerët.

Siç shkruajnë mediat në Teheran, shqiptari nga Shkupi është nga të paktët, në mos I vetmi lojtar, që vlerësohet lart nga tifozët e skuadrës.

E vërteta është që futbollisti I krahut ka vetëm dy gola e një asist në Iran këtë edicion, në Ligën Profesioniste dhe në Champions, por gjithsesi kjo është shumë më mirë se të tjerët, ndërsa atij I është dashur një kohë edhe që të përshtatet.

Vetë Asani ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke bërë thirrje për të mos u dorëzuar, dhe duke I bërë një premtim tifozëve.

Ai shkruan se do të luftohet për çdo ndeshje, për çdo gol, për çdo sekond, sepse fjala dorëzim nuk ekziston.

Esteglal është në vendin e 8-të në kampionatin iranian me vetëm një fitore në 6 ndeshje, ndonëse ka pësuar vetëm një humbje.

Edhe pse nuk e ka arritur ende nivelin që kishte në Korenë e Jugut, sërish 30-vjeçari vjen në kombëtare në nivelin e duhur për të kontribuuar për ndeshjen ndaj Serbisë këtë të shtunë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!