Asani: Më falni që s’do jem në finalen e nesërme, Partizani ka shumë luftëtarë

schedule16:58 - 20 Maj, 2021

schedule 16:58 - 20 Maj, 2021

Partizani luan nesër ndoshta ndeshjen më vendimtare të sezonit. Të kuqtë sfidojnë Vllazninë për javën e parafundit të Superiores dhe siç e pranojnë protagonistët, nesër vendoset gjithçka mbi titullin. Në këtë ndehsje të kuqtë vijnë me një mungesë të rëndësishme.

Jasir Asani ka plotësuar numrin e katër penalizimeve me karton të verdhë dhe nuk do jetë i gatshëm për sfidën e nesërme. Sulmuesi ka reaguar në rrjetet sociale dhe tregon keqardhjen që nuk do jetë i pranishëm nesër, por ka besim te shokët e tij, që do aktivizohen nesër.

“Një finale e fituam, por janë edhe dy. Më vjen keq dhe kërkoj ndjesë që nuk do të jem pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Vllaznisë për shkak të kartonëve, por jam i bindur se Partizani ka shumë luftëtarë dhe të gjithë do të japin më të mirën për ëndrrën e madhe”, shkruan anësori i kuq. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!