Partizani nuk u dorëzua, sulmoi deri në fund dhe fitoi 2-0 ndaj Kastriotit. Jasir Asani ktheu në gol një penallti në minutat shtesë, duke gjetur golin e dytë sezon në kampionat, teksa analizoi situatën te “Demat” në deklaratën e dhënë për Supersport.
“Mendoj se çdo ekip ka pasur ngërçin e vet, rëndësi ka fitorja. Kjo e sotmja na jep motivim të shënojmë më shumë gola. Ishte një ndeshje shumë e mirë sot dhe e merituam fitoren.
Çdo lojtar e ka të vështirë të kthehet në formën që ka pasur kur merr një lëndim. Falë Zotit dhe stafit jam rikuperuar. Tirana? Është një skuadër shumë e mirë. Por të gjitha skuadrat janë në nivel të njëjtë. Bëmë mirë sot, do i marrim ndeshjet një nga një“, deklaron Asani. /abcnews.al