Merkato ka nisur. Dinamo është kthyer në Superiore dhe Bledi Shkëmbi pritet që të zyrtarizohet si trajner. Marrëveshja është arritur prej ditësh dhe me firmosjen e kontratës do të dalë edhe njoftimi i bluve të kryeqytetit.
Tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe emra lojtarësh, objektiva apo dëshira të trajnerit Shkëmbi. E përditshmja sportive, “Panorama Sport”, shkruan se korçari kërkon në skuadrën e tij Kristi Vangjelin dhe Bruno Lulajn për mbrojtjen, dhe Xhuljo Skukën e Korabit për sulmin.
Me dy të parët Shkëmbi ka qenë shok skuadre te Skënderbeu dhe i njeh mirë. Mbetet të shihet nëse Dinamo do t’i bindë me ofertën që do t’u bëje. Ndryshe është situata te Partizani, ku drejtuesit po punojnë për të rinovuar kontratat.
Me Erald Çinarin nuk ia kanë dalë dot. Shkodrani do të luajë sezonin e ardhshëm me Samsunspor, ndërkohë që drejtuesit e “Demave” po tentojnë të rinovojnë me Jasir Asanin. Gazeta e cituar më lart shkruan se sulmuesi kërkon 10 mijë euro në sezon.
Një pagë mjaft e lartë duhet thënë, por sigurisht Asani edhe mund ta kërkojë, kur Partizani arrin të marrë një lojtar si Ferhan Hasani, i cili sigurisht paguhet me një pagë të majme. “Topi” është në krahun e drejtuesve të Partizanit. /abcnews.al