Asambletë e KOKSH të jashtëligjshme, Gjykatat del pro FSHF-së

schedule17:59 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:59 - 9 Dhjetor, 2020

Asambletë e Jashtëzakonshme të KOKSH nuk do të zhvillohen, sikurse ishte menduar nga Komiteti ekzekutiv. Më 13 dhjetor ishte programuar Asambleja e Jashtëzakonshme statutore, kurse 10 ditë më pas Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore.

Presidenti Viron Bezhani e denoncoi diçka të tillë para pak kohësh në emisionin Pressing në ABC, duke theksuar se ishte kompetencë e tij të thërriste asambletë. Më pas edhe FSHF i konsideroi të jashtëligjshme këto asamble dhe dërgoi edhe një shkresë drejt KOKSH.

Pretendimet e palëve të mësipërme janë pranuar nga Gjykata e Tiranës, pasi kishim të bënim me shkelje të Statusit. Në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës mes të tjerash shkruhet se u vendos “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë në vijim në KOKSH, ku problemet kanë qenë të shumta. Ndryshimit i Statusit dhe bërja e zgjedhjeve është diçka e domosdoshme dhe pritet me interes që presidenti Bezhani të thirrë Asamblenë e Jashtëzakonshme për statusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!