Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, blindohet Nju Jorku

schedule17:05 - 17 Shtator, 2023

schedule 17:05 - 17 Shtator, 2023

Më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë, po mblidhen në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, cila fillon të hënën.

Përpara një prej ngjarjeve të profilit më të lartë në botë, Departamenti i Policisë së New Yorkut (NYPD) ka forcuar sigurinë, ndërsa disa rrugë në Manhattan janë mbyllur me barrikada për arsye sigurie.

Komisari i NYPD-së Edward Caban tha të enjten se burime do të vendosen në gjithë qytetin për të garantuar sigurinë e ngjarjes.

“Çdo aspekt i departamentit tonë do të përfshihet”, tha Caban, duke shtuar se “ne do të punojmë ngushtë me Shërbimin Sekret, Departamentin e Shtetit, FBI-në dhe Policinë e OKB-së”.

NYPD-ja ka inkurajuar gjithashtu banorët e New Yorkut që të preferojnë transportin publik në vend automjeteve, në mënyrë që të reduktojnë bllokimet e trafikut gjatë takimit.

Departamenti i Transportit i Qytetit të New Yorkut ka lëshuar një listë të ditëve të bllokimit deri në fund të vitit 2023. Bllokimet dhe pikat e kontrollit do të fillojnë të hënën në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të zgjasin deri në fund të Asamblesë së Përgjithshme më 26 shtator.

Disa protesta për një sërë temash, si ndryshimi i klimës, pritet të zhvillohen pranë zonës rreth selisë së OKB-së në Manhattan.

Asambleja kryesore e Përgjithshme fillon të hënën dhe liderët do t’i drejtohen asamblesë duke filluar nga e marta.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të hapë seancën në orën 9:00 të mëngjesit, ndjekur nga presidenti i sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis nga Trinidadi dhe Tobago.

Si traditë, Brazili do të jetë vendi që do të mbajë fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme, i ndjekur nga SHBA-ja.

Këtë vit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është i shtati në listën e atyre që janë planifikuar të flasin në Asamblenë e Përgjithshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!