Analisti Arben Meçe ka folur për Special Report lidhur me mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste. Ai u shpreh se kjo asamble po përgatit një platformë strategjike që do të shërbejë për vetë partinë.
Sipas Meçes, Do të ketë qendrime mbi punën që kanë bërë ministrat, që kanë sjellë probleme për qeverisjen, por pritshmëri nuk ka sot.
“Duhet të kuptojmë një gjë Partia Socialiste vjen në këtë asamble pas një fitoreje, por ka një analizë shumë të thellë pasi këto zgjedhje vërtetuan një element shumë të rëndësishëm ishte opozita e dobët ose defektet që kishte opozita. Ç’ka do të thotë që Partia Socialiste ka nevojë të riorganizohet për 2025 dhe duam të them që kjo asamble po përgatit platformën strategjike të 2025.
Unë jam i përgatitur që Rama sot do të dal me platformën e defekteve që Partia Socialiste, duke i dhënë goditje asaj euforisë së fitores.
Nuk të bëjë me qeverinë kjo, po ju them që asambleja është një lëvizje politike dhe është normale që është e mbyllur sepse është brenda partisë. Do të ketë qendrime mbi punën që kanë bërë ministrat, që kanë sjellë probleme për qeverisjen, por pritshmëri nuk ka sot”, tha ai./abcnews.al