Asambleja e OKB-së, Thaçi takon sekretarin e Shtetit të Vatikanit

schedule17:20 - 24 Shtator, 2019

schedule 17:20 - 24 Shtator, 2019

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me sekretarin e shtetit të Vatikanit, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë nga Selia e Shenjtë. Sipas raportimeve të mediave kosovare, gjatë takimit kokë më kokë me sekretarin Pietro Parolin, Thaçi ka deklaruar se njohja formale e Kosovës nga Vatikani do të ndihmonte në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Ajo çfarë ka mbetur është vetëm njoha nga Vatikani”, ka thënë Thaçi. Nga ana e tij, sekretari i Shtetit Parolin ka thënë se Vatikani mbetet i përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!