“Asambleja e ligjshme”, Anxhaku i drejtohet Bezhanit: Hodhe veten tënde në gjyq!

schedule23:48 - 14 Janar, 2021

schedule 23:48 - 14 Janar, 2021

Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku flet në emisionin “Pressing” në ABC rreth Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH, që shkarkoi nga detyra presidentin Viron Bezhani.

Nuk pyes as nga Policia as nga Prokuroria sepse jam ballëhapur. Asambleja ka qenë 100% e ligjshme. Zoti Bezhani hodhi në gjyq veten e tij më datë 13. Nëse Bezhani do të zhvillonte Asamblenë e datës 13, do të ishte akoma president i nderuar i KOKSH.

Në sallë ishin 54 veta, ndihmës nuk pati. Fajin e ka presidenti që nuk lajmëroi mediat. Sekretari thotë që kam marrë leje nga presidenti për të shkuar në SHBA për arsye shëndetësore.

Dua fakte, je mësuar të merresh me fjalë dhe duhet të mbash me përgjegjësi për shkeljet e bëra në KOKSH (i drejtohet Bezhanit). Më ke thënë: më kanë marrë çelësat dhe zyrat e KOKSH. Të thashë se pse nuk bën Asamble, merresh vetëm me llafe.

Rendi i ditës është zbatuar me përpikmëri. Presidenti ka thënë që nuk do të marrë pjesë në këtë Asamble, e kam me email. Kam kërkuar dorëheqjen e Bezhanit dhe të gjithë kryesisë më datë 9 shkurt.

E kërkoi edhe Bello, por presidenti nuk e dha dorëheqjen. Ky dhe Stavri i bënë zyrat e KOKSH si zyra burgu, me çelësa nga të gjithë anët“, deklaron Anxhaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!