Asambleja e FSHN-së: Veliaj ka keqinformuar senatin për VKM-në e Kopshtit Botanik

schedule16:28 - 7 Tetor, 2019

schedule 16:28 - 7 Tetor, 2019

Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës akuzon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se ka keqinformuar anëtarët e Senatit Akademik për vendimin e Këshillit të Ministrave që i kalon në pronësi Kopshtin Botanik.

Përmes një njoftimi për shtyp, kjo asamble gjithashtu shpreh keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces.

Ndërsa pret përfundimin e procesit gjyqësor, në mbledhjen e jashtëzakonshme mbajtur këtë të hënë, Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës vendosi unanimisht të ndjekë nga afër çdo hap të procesit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërkohë anëtarët e saj apelojnë për një vendim të drejtë në favor të shpëtimit të Kopshtit Botanik, sipas tyre institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!