“As prindërit e mi nuk e dinin”, si Hamilton e mbajti sekrete marrëveshjen me Ferrarin

schedule15:41 - 27 Shkurt, 2024

schedule 15:41 - 27 Shkurt, 2024

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton kujton negociatat me Ferrarin.

“Ndihesha ende i motivuar për të garuar. Më duhej vetëm të ndiqja instiktin tim dhe vendosa ta shfrytëzoj rastin. Por para se të firmosja, nuk fola me askënd për negociatat, duhej të mendoja”, tha britaniku i cili këtë sezon do të jetë pjesë e Mercedes dhe prej vitit tjetër do të garojë me Ferrarin.

Marrëveshja mes Hamilton dhe Ferrarit për vitin 2025 ishte padyshim surpriza e madhe në fillim të vitit 2024. Por transferimi i bujshëm nga Mercedes nuk tronditi vetëm Formula 1.

Madje, as familja e Hamilton nuk ishte në dijeni për këto negociata. Familja e tij e mësoi lajmin e madh kur gjithçka përfundoi me sukses.

“Unë nuk i thashë askujt për Ferrarin. Nuk u thashë prindërve të mi deri në ditën kur u njoftua. Kështu që askush nuk e dinte”, tha ai fillimisht.

Një sjellje e diktuar nga delikatesa e vendimit. Lewis preferoi të shmangte gjendjen emocionale, duke qenë se prej 2012 është pjesë e Mercedes.

“Unë me të vërtetë doja ta bëja për veten time. Ndjeva se duhej të gjeja se çfarë do të ishte më e mira për mua”, tha Hamilton./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!