Ish-mesfushori i Bayern Mynich dhe Manchester United, Bastian Schweinsteiger, është përzgjedhur nga FIFA si një nga 70 futbollistët më të mirë për të përzgjedhur formacionin më të mirë për FIFA 21.
Gjermani ka ndërtuar një formacion interesant dhe ajo që bie menjëherë në sy është lënia jashtë e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Schweinsteiger ka përzgjedhur patriotin e tij në portë, Manuel Neuer. Në mbrojtjen me tre lojtarë ai ka vendosur emra si Sergio Ramos, Virgil Van Dijk dhe Marquinhos i PSG.
It’s no surprise @BSchweinsteiger’s #TOTY is strong and creative. But what’s your side look like? Be heard: https://t.co/9cCkIYYo87 #FIFA21 #FUT pic.twitter.com/4uHBL1qYmI
— EA SPORTS FIFA (@EASPORTSFIFA) January 11, 2021
Në repartin e mesfushës do të gjejmë emra si Raphael Guerreiro, Jordan Henderson, Kevin De Bruyne si dhe Joshua Kimmich. Në sulm Bastian ka zgjedhur Kylian Mbappe, Neymar dhe bomberin e Bayernit, Robert Lewandowskin. /abcnews.al