Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kjo është një pyetje që rrallëherë mund të shmanget. Shumë futbollistë janë pyetur se kush është më i miri dhe më së fundmi, është pyetur dhe sulmuesi i Bayern, Thomas Muller.
Gjermani i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij, duke thënë se më përpara do të zgjidhte Robert Lewandowskin se dy fenomenët e futbollit. “Ndoshta në të shkuarën, do të doja të luaja me Lionel Messin, pasi isha një lojtar që do të doja të shënoja.
Me kalimin e viteve kam filluar të asistoj më shumë dhe do të ishte perfekte të kisha Cristianon përpara, i cili është një makineri golash. Por kam kuptuar se të luash me Robert Lewandowskin, është një nder i madh. Unë e quaj Robert ‘Lewan-goal-ski’!”, u shpreh Muller./abcnews.al