AS: Mbappe dëshpërohet te PSG

schedule10:03 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 25 Dhjetor, 2021

Real Madridi e sheh me optimizëm sesi PSG-ja po largohet gradualisht me ato pak opsione që kishte për të bindur Mbappen të rinovohej me klubin parisien.

Që nga 1 janari, lojtari mund të nënshkruajë me Realin, edhe pse kjo nuk do të bëhet deri pas takimit mes Madridit dhe PSG-së në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, për të shmangur ndonjë dyshim.

Në Valdebebas ata besojnë verbërisht dëshirën e lojtarit për të zbritur në kryeqytetin e Spanjës dhe ngjarjet që ndodhin në PSG vetëm sa e rrisin këtë besim.

Informacioni i zbardhur nga gazeta L’Equipe, në lidhje me konfliktet e brendshme të shumta në dhomën e zhveshjes së PSG-së, nxjerr në pah pesimizmin në rritje që ekziston në zonën e pushtuar nga presidenti, Nasser. Al Khelaïfi dhe drejtori sportiv, Leonardo.

Gazeta prestigjioze franceze shpjegon se negociatat për një rinovim të mundshëm janë ndërprerë, pak më shumë se një javë para se sulmuesi të negociojë lirshëm me Real Madridin apo ndonjë klub tjetër.

Përveç kësaj, L’Equipe publikoi disa episode që përshkruajnë një klub të çrregullt dhe një dhomë zhveshjeje kaotike, të cilën Mauricio Pochettino ka shumë vështirësi për t’i zbutur lojtarët që dalin për të festuar dhe më pas nuk stërviten. Ose rasti telenovela Wanda Nara-Icardi, marrëdhënia e keqe midis Keylor dhe Donnarumma në portë, Neymar kërcënoi me një sanksion të ashpër për paraqitjen me vonesë në nënshkrimin e kontratës me sponsorin e ekipit. Të gjitha këto shtyjnë Mbappe drejt Realit, marrë nga AS.

Ecuria sportive e PSG-së mbetet e qëndrueshme (është e para në Ligue 1 me 13 pikë avantazh; ka shkuar në raundin e dytë të Champions League si e dyta në grup), por ka kritika për lojën e skuadrës, dobësinë e saj në mbrojtje dhe vështirësia e saj për të konkurruar në Evropë.

Nëse nuk e fiton Champions League këtë vit, projekti do të ketë ngecur sërish.

Dhoma e zhveshjes tashmë bën shaka me Mbappe

Dhe ky ambient me PSG-në dëshiron të bindë Mbappen që pasojnë në Paris se klubi francez është zgjidhja më e mirë që sulmuesi të pushtojë fronin e Messit dhe Cristiano-s dhe të marrë Topin e Artë. Obligacionet njerëzore janë më magjepsëse se paratë”, ka shpjeguar ai pak ditë më parë në revistën “Paris Match”. Vazhdojnë të dështojnë ofertat e PSG-së për ta bërë atë më të paguarin në dhomat e zhveshjes.

Dhe çështja është se kjo pamundësi e PSG-së për të ndalur synimin e vendosur të Mbappes për të luajtur për Real Madridin tashmë ka filluar të merret si shaka në dhomat e zhveshjes.

Mjafton të shikoni dhuratën që lojtari mori në festën e tij për ditëlindjen e 23-të, me një pjesë të madhe të bashkëlojtarëve të pranishëm: një fanellë e PSG-së me emrin e tij dhe me numrin 2050, si ato që zakonisht përdoren për të pozuar në njoftimet për rinovim.

Një shenjë dashurie, por edhe humori, pasi të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes e dinë përmendsh zhvillimin e negociatave mes PSG-së dhe Mbappe-së, ofertat e vazhdueshme dhe refuzimet e vazhdueshme. PSG është e dëshpëruar duke u përpjekur ta bindë atë, Madridi buzëqesh në distancë. Plani shkon përpara. përktheu nga AS G.D.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!