Ndërkohë që duket se lufta mund të shpërthejë nga momenti në moment, për ukrainasit situata është e qetë. Lufta për ta është gjëja e fundit që mendojnë.
Kështu e përshkruajnë situatën, ukrainasja Tatyana Bajraktari, dhe Oltion Çaçi të cilët janë operatorë turistik në vendin tonë. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Bajraktari theksoi se nuk kanë asnjë frikë lidhur me situatën në Ukrainë dhe besojnë se do të zgjidhet në tavolinë me dialog.
“Situata është e qetë. Në çdo moment mund të udhëtojmë, nuk ka asnjë frikë. Sot ka ndaluar vetëm fluturimi i një linje ajrore .
Në 2014 ka qenë pamja më e tmerrshme. Nacionalistë ka në çdo vend, por shumica mendojnë se kjo do të zgjidhet në tavolinë. Nuk do të ndodhë luftë dhe nuk imagjinohet”, u shpreh ajo.
Lexo edhe: Kërcënimet për luftë, Fino: Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina
Nga ana tjetër teksa Perëndimi është tepër i shqetësuar për situatën atje, ukrainasit duket se duan ta vazhdojnë jetën normalisht. Bajraktari tha se rezervimet e ukrainasve për pushime në Shqipëri vazhdojnë, ndonëse ditët e fundit është dhënë edhe një datë, si 16 shkurti ku Rusia do të nisë pushtimin.
“Edhe të shtunë dhe të diel pavarësisht se thuhet se do bllokohet linjat ajrore. Më 29 prill do vijë i pari avion nga Kievi. 15 avionë në javë përllogaritet. 189-215 vendësh, do jenë avionët. Edhe pse nga situata nuk janë ndërprerë rezervimet. Nuk do anulohen rezervimet. Do vijnë pavarësisht asaj që thuhet,” tha ajo. g.v/abcnews.al