“As Lerda nuk mori lojtar, Ahmataj nuk është për Tiranën!”

schedule22:57 - 25 Nëntor, 2019

schedule 22:57 - 25 Nëntor, 2019

Bledian Koka, gazetar dhe tifoz i Tiranës, nuk është kursyer aspak në emisionin “Pressing” në ABC News. Sipas tij, trajneri Julian Ahmataj nuk është për bardheblutë. Ai gjithashtu flet edhe për ndërhyrjet dhe thashethemet që qarkullojnë.

“Te Tirana ka shumë fjalë. Aty flitet për ndërhyrje, për gjëra të tipat që ndërhyn Muka, presidenti do djalin në lojë. Më dhemb Tirana, u ndjeva keq me Teutën.  Shënuam gol dhe më pas përfunduam me 9 lojtarë. Trajneri e ka fajin. Ai e dinte ku po vinte. Duhet që në fillim se që nga emri presion i madh.

Të gjithë e dimë që ka ndërhyrje. Aty duhet t’i besohet një trajneri një sezon dhe të shikohet si shkon. E nis me Memën, vazhdon me Ahmatajn dhe më pas me Devollin. Nuk i dihet me kë e mbyllin pastaj. Presidenti ndërhyn vetëm për djalin e vete, vetëm kjo pretendohet. Është pretendim.

Nuk më pëlqeu zgjedhja e Ahmatajt. Isha në Durrës dhe tifozët ulërinin dhe thoshin: ‘O Jul Ahmataj kjo është skuadra që premtove’. Për mua ai nuk është për Tiranën. Nuk është alibi që nuk ka marrë asnjë lojtar. Edhe Lerda nuk mori asnjë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!